“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për sekrecionet, gjakëderdhjet dhe rrjedhjen e urinës së vazhdueshme

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu Fataua ue Makalat Mutanauui´ah (10/129-130)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne jemi një grup i grave që kemi probleme me sekrecionet. Pyetja jonë është kështu: A e kemi obligim për që të marrim abdest para çdo namazi, duke patur parasysh se kjo gjë po është e vështirë për ne. Na jep një përgjigje Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Nëse sekrecionet janë të vazhdueshme ashtu siç u përmend, secila prej jush e ka obligim që të merr abdes para faljes së namazit kur të hyjë koha e namazit. E njëjta gjë vlen edhe për gratë me gjakderdhje të vazhdueshme pas periudhës menstruale dhe për ato të cilat kanë probleme urinore. Ndërsa nëse sekrecionet dalin nganjëherë nuk rrjedhin vazhdimisht, atëherë kjo gjë ka të njëjtin gjykim sikurse urina. Kur ajo del, abdesi automatikisht prishet edhe nëse kjo ndodhë gjatë faljes së namazit.

Shpërndaje: