Shejkh, Dr. Muhammed bin Se’id Raslan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Cili është gjykimi për të festuar ditëlindjen e fëmijëve?
Çdo gjë që merret si festë dhe përsëritet çdo javë ose çdo vit dhe nuk është i ligjësuar (nga sheriati), atëherë ky veprim është bidat. Ky është një parim. Dhe argument për këtë është se sheriati caktoi për porsa të lindurin akikën dhe nuk caktoi gjë tjetër pas kësaj. Dhe miratimi i tyre i këtyre festave që përsëriten çdo javë ose çdo vit do të thotë se ato i krahasojnë me festat Islame, dhe kjo është e ndaluar dhe nuk lejohet. Dhe nuk ka asnjë festë tjetër në Islam përveç tri festave të ligjshme, që janë Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe festa javore që është dita e xhuma. Dhe këto (3 festat Islame) nuk janë prej zakoneve për shkak se përsëriten vazhdimisht (por janë festa Islame).
Prandaj kur profeti ﷺ erdhi në Medine, i gjeti Ensarët duke festuar dy festa (të cilat i festonin vazhdimisht).
Ai iu tha:
“Ju keni pasur dy festa në të cilat argëtoheshit gjatë tyre, tani Allahu ua ka zëvendësuar ato me dy të tjera më të mira: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami.”
(Ebu Daudi, Hakimi, Bejhaki. Hadithi është sahi).