Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Muntaka (3/432)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të hequr apo për t’i rralluar vetullat dhe për të hequr qimet në mes të vetullave?
Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar. Profeti ﷺ e ka mallkuar gruan që vepron këtë gjë. Kjo konsiderohet ndryshim në krijimtarinë e Allahut, gjë të cilën shejtani premtoi se do ta mashtrojë njeriun në këtë drejtim, kur ai tha:
“Do t’i urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë krijimtarinë e Allahut.” (4:119)
E njëjta gjë vlen edhe kur është fjala për t’i rralluar vetullat; – Allahu e di më mirë.