Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14615
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si është gjykimi që myslimanët të ndërtojnë kisha për të krishterët, në emër të afrimit ndërmjet feve dhe bashkëjetesës?”
Përgjigje: “E lusim Allahun për përmirësim të gjendjes sonë! Kjo nuk është e lejuar. Nuk lejohet ndërtimi i kishave në vendet myslimane. Mirëpo, nëse myslimanët marrin kontrollin e ndonjë shteti ku ka kisha dhe bëjnë marrëveshje me të krishterët apo çifutët, ata duhet t’i lënë sinagogat dhe kishat e tyre. Mirëpo, nuk duhet t’i lejojnë ata për të ndërtuar kisha të reja.
Por, për shkak të marrëveshjes ndërmjet tyre, mbesin vetëm ato kisha që kanë qenë të ndërtuara më herët.
Ndërsa, nuk është e lejueshme për ta që të ndërtojnë kisha për ta, apo t’ua mundësojnë atyre që të ndërtojnë kisha të reja në vendet myslimane. I tillë është gjykimi në vendet përtej Gadishullit Arabik.
Ndërsa, në Gadishullin Arabik nuk lejohet mbetja e asnjë kishe apo ndonjë faltore tjetër (të feve tjera përveç islamit), sepse Gadishulli Arabik është burimi i thirrjes islame dhe burimi i Islamit. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
لا يبقى في جزيرة العرب دينان
“Nuk lejohet të mbesin dy fe në Gadishullin Arabik.”
Gjykimi i lartpërmendur fillimisht nuk ka të bëjë me Gadishullin Arab. Në Gadishullin Arabik nuk lejohet të mbetet asnjë kishë dhe asnjë fe tjetër përveç Islamit.”