Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të pasur dy gra në një shtëpi

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi  (v. 620)

Burimi: el-Mughni (10/234)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Burri nuk ka të drejtë të ketë dy gra në një shtëpi pa pëlqimin e tyre. Kjo vlen pavarësisht nëse ajo është e vogël apo e madhe. Arsyeja për këtë është se ndodhë të ketë armiqësi dhe xhelozi mes dy grave. Dhe në qoftë se ato bashkohen në një shtëpi, kjo çon në grindje dhe zënka. Pos kësaj mund të ndodhë që një grua të dëgjojë se si gruaja tjetër dëfrehet kur burri i saj ka marrëdhënie me të, apo madje edhe mund ta shoh atë.

Ndërsa nëse gratë bien dakord për këtë kjo konsiderohet e lejueshme, sepse kjo është e drejtë e tyre dhe ato kanë të drejtë të pranojnë këtë. E njëjta gjë vlen në qoftë se ato të dy bien dakord që ato të flenë me burrin midis tyre nën të njëjtën batanije.

Por në qoftë se ato pajtohen që burri të ketë marrëdhënie seksuale me njërën grua ndërsa tjetra të shikon, kjo nuk konsiderohet e lejueshme, sepse kjo përbëhet nga marrëzira dhe karaktere të ulëta.

Shpërndaje: