Imam Shemsul-Hak el-Adhimabadi
Burimi: Aunul-Mabud Sherh Sunnen Ebi Daud (14/75)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
5193 – Esma bint Jezid ka thënë:
“Ishim një grup i grave, kur profeti ﷺ kaloi pranë nesh dhe na përshëndeti.” 1
Shpjegim:
El-Halimi ka thënë:
“Ai ﷺ ishte i mbrojtur nga rënia në fitne. Ai që beson vetes në tij, mund t’i përshëndet gratë. Përndryshe, është më mirë të heshtësh.”
Ibn Batal ka treguar se el-Muhaleb ka thënë:
“Është e lejuar për burrat që t’i përshëndesin gratë dhe që grat t’i përshëndetin burrat nëse nuk ka rrezik nga fitnet. Mailikitë kanë bërë dallim mes grave të reja dhe të vjetra për të parandaluar rrugët që shpien në fitne. Ndërsa Rabiah ka thënë se është e ndaluar tërësisht (përshëndetja e gjinisë tjetër).”
Dijetarët e Kufës kanë thënë:
“Nuk është ligjësuar për gratë që të përshëndetin së pari për shkak se atyre u është ndaluar thirrja e ezanit, e ikametit dhe leximit me zë të lartë.”
Është thënë gjithashtu: “Përjashtimi i vetëm është nëse ajo do të vizitojë të afërmit e saj me të cilët nuk i lejohet të martohet. Në këtë rast, i lejohet asaj t’i përshëndet ata e para.”
1 Imam el-Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Hadithi është Autentik” (Sahih Sunen Ebi Daud (3/277)).