Gjykimi për të prezantuar në ceremonitë e jobesimtarëve
Imam Muhenna bin Jahja esh-Shami
Burimi: Masail-ul-Imam Ahmad bin Hanbel
Fusnotat: Ismail Gazi Merhaba
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Ahmedi ka thënë se, nuk është e lejuar për të prezantuar në festat e të krishterëve dhe çifutëve. Ai e dëshmon këtë me fjalën e Allahut të Madhëruar:
“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, largohen duke e ruajtur dinjitetin dhe nderin.” (25:72)
Ai e komentoi këtë si:
”Kjo do të thotë e diela para pashkëve dhe vetë ceremonia e saj (pashkët).”
Ky transmetim dëshmon se, nuk është e lejuar për të prezantuar në ceremonitë e jobesimtarëve dhe ky është mendimi bazë i medhëhebit Hanbeli.
Muhana ka thënë: << E kamë pyetur Imam Ahmedin në lidhje me prezantimin në ceremonitë që bëhen këtu në Sham (shembuj të tyre janë Tur Tabur [1], Dijar Ejub [2] dhe të tjera të cilat myslimanët prezantojnë në to, duke ardhur në tregjet e jobesimtarëve për të blerë dhe shitur, gjëra si: lopë, dele, miell, grurë dhe gjëra të tjera. Mirëpo ata nuk hyjnë në kishat e tyre); – Ai tha: “Nëse ata nuk hyjnë në kishat e tyre, por janë prezent vetëm në tregjet e tyre, atëherë s’ka të keqe në këtë.”
[1] Ndryshe quhet edhe ‘Ceremonia e Zotit’ ose ‘Festa e Shpalljes’. Me këtë festë, të krishterët pretendojnë se Zoti Jesuzi ju shfaq tre nga shokët e tij në Kodrën Tabur. Kjo festë festohet në muajin gusht.
[2] Dijar Ejub është një fshat në Havran në periferi të Damaskut. Thuhet se aty jetoi Ejubi (alejhis-selam), në të u sprovua dhe aty gjendet varri i tij. Këtë festë të krishterët e quajnë edhe ‘Dita e mërkurë e Ejubit’.
- april 27, 2016
- Comments are off