Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fikhul-Ibadat, fq. 246
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të prishur agjërimin në Ramazan pa ndonjë arsyetim të justifikueshëm?
Përgjigje: Prishja e agjërimit pa ndonjë arsye të justifikueshme gjatë Ramazanit është një prej mëkateve më të mëdha. Personi i tillë e ka detyrim të pendohet tek Allahu dhe ta kompensojë atë ditë. Do të thotë se në qoftë se një person agjëron dhe e prish agjërimin pa asnjë justifikim, ai obligohet që ta kompensojë atë ditë. Nëse ai e ka filluar atë me agjërim dhe agjëroi për shkak se e kishte obligim agjërimin dhe ashtu e ka ndjerë e më pas e ka prishur agjërimin, atëherë ai obligohet ta kompensojë atë ditë krejtësisht.
Por nëse personi qëllimisht braktis agjërimin tërësisht që nga fillimi, mendimi më i saktë është se ai nuk duhet që ta kompensojë atë fare. Ai nuk ka asnjë dobi prej atij kompensimi e as nuk do t’i pranohet nga Allahu. Parimi thotë se çdo adhurim ka kohën e saj të caktuar. Nëse adhurimi shtyhet nga koha e përcaktuar pa ndonjë arsye të justifikueshme, ai kompensim nuk pranohen.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush që bën një punë që nuk përputhet me çështjen tonë, ajo është e refuzuar.” [1]
Gjithashtu kjo gjë është tejkalim i normave të Allahut.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
“Këto janë dispozita të Allahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.” 2:229
Ashtu siç nuk pranohet adhurimi në rast se kryhet para kohës së vet, as nuk pranohet pasi t’i ketë kaluar koha, pa ndonjë arsye të justifikueshme.
[1] Muslim (1718).