Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të punuar në restorant ku shitet mishi i derrit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali

Burimi: http://z-salafi.com/v2/zsalafi.php?s_menu=23&

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejuar të punoj në restorant ku shitet mishi i derrit në një prej shteteve joislame, pasi nuk ka punë tjetër?”

Përgjigje: “Nëse shitësi është mysliman, nuk është e lejueshme për të që të punojë në restorant ku shitet mishi i derrit. Mishi i derrit është i ndyrë dhe ngrënia e tij është mëkat i madh. Nuk është e lejueshme për të t’i ndihmojë atij në mëkate. T’i ndihmosh dikujt në mëkat, është mëkat. Prandaj, ai duhet t’i shmanget kësaj pune dhe të kërkojë furnizimin që është hallall.”

Shpërndaje: