“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të shpjeguar Kuranin me mrekulli shkencore

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, cili është gjykimi për atë që quhet mrekulli shkencore në Kuran, ose që quhet mrekulli numerike, a ka ndonjë bazë për këtë?

Përgjigje: Atë që ata tani po e quajnë mrekulli shkencore, ky është shpjegim i Kuranit pa parimet e njohura të shpjegimit të tij siç është shpjegimi i Kuranit me Kuran, ose shpjegimi i Kuranit me hadith, ose shpjegimi i Kuranit me thëniet e sahabëve, ose shpjegimi i Kuranit me thëniet e tebiinëve (pasardhësit e sahabëve), ose shpjegimi i Kuranit me parimet e gjuhës arabe, gjuhën në të cilën u shpallë.

Kjo është tani një shtesë të cilën ata e shtuan; mrekullitë shkencore dhe me këtë ata synojnë teoritë e mjekësisë dhe astronomisë, dhe gjëra të tjera përveç kësaj. Këto janë hamendje njerëzore; ato mund të jenë të sakta ndonjëherë dhe gabim ndonjëherë. Pra, këto nuk duhet të bëhen shpjegim i Kuranit dhe të thuhet: “Ky është kuptimi që ka për qëllim Allahu i Lartësuar”.

Pastaj, pasi të kalojë ca kohë ata do të thonë: “Jo, kjo teori nuk ishte e saktë, ishte e gabuar”. Pra, ata fillojnë të luajnë me fjalën e Allahut të Lartësuar. Jo! Teoritë nuk përdoren si shpjegim i Kuranit. Teoritë nuk përdoren si shpjegim i Kuranit kurrë. Kjo është të flasësh për Allahun pa dije.

Në ato teori ka vend për kritika, ka vend për t’i shpallur të pavlefshme. Për këtë arsye ti i gjen ata duke pohuar diçka sot, më pas ata e mohojnë atë sepse u është sqaruar e kundërta, sepse këto janë teori njerëzore.

Shpërndaje: