Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” nr. 5661
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të thënë “Betohem në Allahun dhe në profetin e Tij?”
Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Kjo është për shkak të fjalëve të profetit (salAllahu alejhi ue selem):
“Ai që do të betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë.”
dhe
“Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut ka bërë kufër ose shirk.”