“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për t’i pastruar duartë dhe fytyrën me sapun gjatë abdesit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu’ Fetaua ue Rasail Shejkh Ibn Uthejmin (4/151)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për t’i larë me sapun duart dhe fytyrën gjatë abdesit?”

Përgjigje: “Nuk është ligjësuar larja e duarve dhe fytyrës me sapun gjatë abdesit. Kjo është teprim. Është konfirmuar se profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

هلك المتنطعو

“Janë shkatërruar ata që e teprojnë (shkojnë në ekstrem)”- e tha tri herë.

Po, në qoftë se duart janë të papastra dhe papastërtitë nuk largohen vetëm nëse përdorë sapunin ose detergjente tjera pastrimi,nuk ka të keqe nëse vepron kështu.

Megjithatë, në qoftë se nuk është gjendja e tillë, përdorimi i sapunit në këtë rast është një ekzagjerim dhe një risi. Kështu që kjo nuk duhet bërë.”

Shpërndaje: