Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/389)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 336: Sot është e zakonshme që familja e të vdekurit të presë ngushëllime për të paktën tre ditë. Ata ndriçojnë vendin e pritjes dhe marrin me qira lokal për këtë qëllim. Cili është gjykimi për këtë?
Përgjigje: Kjo është shpenzim kohe dhe shpenzim i pasurisë. Gjithashtu kjo shfaqë bidatin. Ky veprim nuk ishte i njohur në kohën e Selefëve (radijaAllahu anhum). Pra, veprimi përbëhet nga humbja e kohës dhe nga humbja e pasurisë dhe bidati shfaqet. Nuk i përket një musliman që të bëjë diçka të tillë. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit ﷺ. Pasuesit më të mirë janë sahabët (radijAllahu anhum) dhe ata që i pasojnë ata në mënyrë të ligjshme. Është konfirmuar nga profeti ﷺ se ai ka thënë:
“Më të mirët e njerëzimit janë brezi im pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.”
Transmeton Bukhari (2652) dhe Muslimi (2533).
Prandaj, mendoj se ky veprim duhet të merr fund dhe ngushëllimet të ndodhin pa tubime, ndriçime të vendit dhe të ngjashme.