Imam Ibn Kudameh el-Makdisi
Burimi: el-Mughni (3/41)
Dar Alam-il-Kutub, 1419/1999
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është e urryer që gruaja të falë namazin në të njëjtin saf me burrat. Megjithatë, kjo nuk e prish as namazin e gruas, e as të atij që është në afërsi të saj. Ky është mendimi i imam Shafiut.
Ebu Bekri (radija Allahu anhu) ka thënë:
”Ai që falet përkrah apo prapa gruas, namazi i burrit prishet, ndërsa namazi i gruas jo.”
Ky është mendimi edhe i Ebu Hanifes, i cili thotë: “Është e ndaluar për burrin që të falet përkrah gruas.”
Duke bërë krahasim me atë kur gruaja i del përpara mashkullit gjatë namazit.
Ndërsa mendimi ynë (i Hanbelive) në lidhje me këtë është se gruaja nuk e prish namazin e burrit nëse ajo falet përkrah tij ashtu siç ajo nuk e prish namazin e mashkullit kur ajo nuk është duke u falur dhe i del atij përpara. Transmetohet saktësisht se Aishah (radijAllahu anha) ishte shtrirë para të dërguarit të Allahut ﷺ ndërsa ai ishte duke u falur. Në lidhje me ata që thonë se kjo është e ndaluar për burrin (falja e namazit pas gruas), ne përgjigjemi duke thënë se është e ndaluar për gratë që të qëndrojë me burrat. Dhe pasi që namazi i gruas në këtë rast nuk prishet, as namazi i burrave që falen përkrah saj nuk prishet.