Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi që gruaja të mesojë të vozis makinën nëse ajo është e veshur me hixhab‏

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 1/99/484

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi që gruaja të mësojë të vozis makinën nëse ajo është e veshur me hixhab dhe asgjë nuk duket prej saj?

Përgjigje: Nëse ajo është e sigurt se ajo nuk ka vënë veten e saj në sprova dhe ka besim në vetvete nuk ka të keqe në këtë. Në të kundërtën nëse ekziston mundësia që të sprovohet dhe ajo përdorë të voziturit e makinës për të shkuar tek partnerët apo dashnorët e saj, apo ta përdor vozitjen për gjëra negative, atëherë kjo nuk është e lejuar. Kjo mënyrë e të kuptuarit është e domosdoshme. Mos mendoni se unë nxisë në këtë veprim, por nuk mund të ndaloj një gjë të tillë, sepse Allahu është Ai që i ndalon gjërat.

”Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.” 16:116

Shpërndaje: