Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi që gruaja t’i jap zekatin bashkëshortit të saj

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi 

Burimi: el-Kafi (1/339-340)

www.perlatmuslimane.com

”A është e lejueshme për gruan që t’i jap zekatin burrit të saj?”

”Ahmed bin Hanbeli رحمه الله ka dy mendime mbi këtë çështje:

E para: Kjo është e lejuar [1].Profeti -صلى الله عليه وسلم- i tha Zejnebes gruas së Ibën Mesudit: “Burri dhe fëmija juaj kanë më shumë të drejtë të marrin sadaka nga ti.” Transmeton Buhariu.

Por, gruaja nuk është e detyruar ta furnizojë burrin dhe për këtë arsye është e lejueshme për të që t’ia jap atij zekatin e pasurisë së saj, ashtu siç ia jep ajo zekatin një personi të huaj.

Mendimi i dytë: Nuk lejohet [2]. Sepse ajo përfiton vetvetiu prej saj kur ajo ia jep zekatin atij, sepse ai është i detyruar që ta furnizojë atë. Përveç kësaj, gruaja zakonisht ka qasje në paratë e burrit dhe kështu kjo nuk është e lejueshme për të që t’ia jap zekatin atij ashtu siç nuk i lejohet asaj që t’ia jap zekatin fëmijës së vet.”


[1] Imam Ibn Uthejmin ka thënë: “Ky është mendimi më i saktë.” (Esh-Sherh el-Mumti’ (6/266)).

[2] Imam el-Mardaui ka thënë: “al-Hal-lal ka thënë: ‘Ky është mendimi i Imam Ahmedit. Mendimi që kjo të jetë e lejuar ishte mendimi i tij i mëhershëm nga i cili është tërhequr’.” (El-Insaf (3/261)).

Shpërndaje: