Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi për të dalluar ndonjë fëmijë nga të tjerët, të kujdesesh apo ta duash më shumë. kjo gjë lind për shkak se fëmiu në fjalë, është i bindur ndaj prindërve dhe se fëmijët e tjerë janë larg prindit?”
Përgjigje: “Ai nuk duhet të tregojë edhe nëse e do ndonjërin më shumë se të tjerët. Ai nuk duhet të shfaq dashurinë e veçant që e ka për të. Ai nuk duhet ta puthë atë ndryshe nga vëllezërit dhe motrat e tij. E njëjta gjë që vlen për dashurinë, vlen edhe për lavdatat ndaj tij. Kjo mund t’i bëjë fëmijët tjerë të ndihen keq dhe të xhelozojnë. Ju e dini se çfarë i ndodhi Jakubit (alejhis-selam), për shkak se ai e donte Jusufin më shumë se fëmijët e tjerë. prindi duhet të mos e tregojnë atë dashuri. Ai duhet të tregojë barazi në mes të fëmijëve të tyre.
”Vëllezërit e tij thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur se ne për babanë tonë, ndërkohë që ne jemi një grup i tërë.” (12:8)
Pra prindi nuk duhet ta shfaq dashurinë e veçant ndaj tij. Ai duhet të shfaq drejtësin në mesin e tyre.”