Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205834
Përktheu: Valdet Gashi
Çdo natë Zoti ynë zbret deri në qiellin më të ulët kur pjesa e fundit e natës hyn dhe thërret nëse dikush pendohet, kërkon diçka ose kërkon falje. Ai vepron kështu çdo natë në këtë jetë. Po ku është ai që përgjigjet? Në Ramazan hapen portat e xhenetit, dyert e xhehnemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Por ku është ai që e shfrytëzon këtë kohë? Ku është ai që është i zellshëm gjatë saj? Ku është ai që ia di vlerën e saj? Përjashtimi i vetëm është ai të cilin Allahu e udhëzon dhe i humbur është ai të cilin Allahu e privon.
Gjysma e Ramazanit ka shkuar. Ne nuk e dimë se çka kemi bërë në pjesën e parë. Ne nuk e dimë nëse lutja jonë është pranuar. Ne nuk mund të bëjmë diçka tjetër përveçse të pendohemi tek Allahu dhe t’i kërkojmë falje Atij për të metat tona dhe neglizhencën tonë, dhe të shpenzojnë pjesën tjetër të muajit duke iu bindur Allahut. Ne nuk duhet të neglizhojmë vetët tona dhe ta hedhim kotë kohën tonë me neglizhentët.
Sidomos sot ka sprova të mëdha. Armiku po lufton seriozisht për të na distrahuar nga feja jonë dhe të na bëjë që ta braktisim atë duke zënë veten me argëtime, neglizhime dhe mëkate me anë të llojeve të ndryshme të mediave. Kur Ramazani hyn ata fillojnë transmetimin e programeve zbavitëse dhe komike, dhe garime, dhe japin shpërblime. A janë ata aq bujarë? Jo, por ata duan që t’i distrahojnë muslimanët. Shejtani ka futur kthetrat e tij në ta dhe i mbështeta ata në mënyrë që ata të zënë muslimanët me të gjitha këto gjëra.
Ne duhet të jemi vigjilent për këtë dhe të praktikojmë muajin tonë dhe të shfrytëzojmë jetën tonë të cilën na ka dhuruar Allahu dhe të mos e humbin atë në lojëra dhe gjëra të kota dhe, që ne të mos vuajmë një humbje që nuk mund të kompensohet.