Imam Muhammed bin Muflih el-Makdisi (v. 763)
Burimi: el-Adab esh-Shar´ijjeh (1/378)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibn-ul-Xhauzi ka thënë:
”Ne nuk e ftojmë atë që shqetësohet nga gostia jonë dhe atë që i shqetëson të ftuarit e tjerë.”
Ai gjithashtu ka thënë:
”Ne nuk shkojmë në një gosti në qoftë se ushqimi është i ndaluar. Ne nuk shkojnë në një gosti që përbëhet nga mëkatet. Ne nuk shkojnë në një gosti nëse bujtinari është i padrejtë, mëkatarë, bidatçi apo mburret për gostinë e tij.”
Ai gjithashtu ka thënë:
”Nëse bujtinari është bidatçi i cili thërret në bidatin e tij, atëherë nuk është e lejuar të marrësh pjesë në qoftë se nuk ke mundësi që ta refuzosh atë. Nëse ai nuk thërret në bidatin e tij, është e lejuar që të jesh i pranishëm, ndërsa njëkohësisht ia shfaq përçmimin ndaj tij dhe ia kthen kurrizin atij. Nëse aty ka një njeri i cili bën shaka të turpshme dhe gënjeshtra, nuk është e lejuar të marrësh pjesë. Është e detyrueshme për të qortuar gjërat e tilla. Nëse njeriu bën shaka pa gënjyer dhe jo me gjëra të turpshme, atëherë lejohet pjesëmarrja nëse shakatë janë të pakta. Por nëse ai e ka atë si profesion dhe një zakon nuk duhet shkuar aty.”