“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gradimi i burrit mbi gruan

Imam Husejn bin Mes’ud el-Bagavij (v. 516) 

Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (1/422)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُواْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ

”Burrat janë përgjegjës dhe mbikëqyrës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.” 1

Kjo do të thotë se ata kanë në dorë pushtetin mbi edukimin e grave. Që burri është përgjegjës për gruan do të thotë se ai është i cili mbikëqyrë interesat, organizimin dhe edukimin e saj :

بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ

”…ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët.” 1

Kjo do të thotë, Allahu u dha burrave përparësi në krahasim me gratë, u dha mendje më të lartë, i bëri më fetar dhe i bëri kujdestar. Është thënë gjithashtu se bëhet fjalë për dëshminë:

وَاسْتَشْهِدُواْ شَهِيدَيْنِ من رِّجَالِكُمْ فَإِن لَّمْ يَكُونَا رَجُلَيْنِ فَرَجُلٌ وَامْرَأَتَانِ مِمَّن تَرْضَوْنَ مِنَ الشُّهَدَاء أَن تَضِلَّ إْحْدَاهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحْدَاهُمَا الأُخْرَى

“Dhe merrni dy dëshmitarë nga njerëzit tuaj dhe nëse nuk gjinden dy burra, atëherë merrni një burrë e dy gra, të atilla që ju t’i pranoni si dëshmitarë, kështu që nëse njëra harron, tjetra ia kujton.” 2

Të tjerë thanë se është për qëllim xhihadi. Disa thonë se bëhet fjalë për adhurimin si namazi i xhumasë dhe namazet me xhemat. Disa thonë se ajeti sugjeron se burrit i lejohet të martohet me katër gra, ndërsa gruas i lejohet të martohen vetëm me një burrë. Është thënë gjithashtu se kjo do të thotë se burri e ka në disponim divorcin. Një tjetër mendim thotë se bëhet fjalë për trashëgiminë. Është thënë gjithashtu se bëhet fjalë për dëmshpërblimin për vrasje, ndërsa disa thonë se bëhet fjalë për profecinë.


1 4:34.

2 2:282.

Shpërndaje: