Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gratë dalin nga shtëpia për çështje nga më të thjeshtat

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

 Burimi: el-Lika esh-Shehri (24)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëpër tregje dhe në vende publike të ditëve të sotme ka shumë sprova, ku gratë dalin pa mahremë të tyre. A mund të na këshilloni në lidhje me këtë çështje?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se gratë janë sprova e dëmshme për burrat.

Profeti ka thënë: 

”Unë nuk u kam lënë ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat se sa gratë.’’

Në këtë vend (Arabi Saudite) s’ka dyshim se Allahu na ka dhënë shumë të mira, sikurse sigurinë, mirëqenien, furnizimin, shëndetin, etj, dhe të gjitha këto janë prej shkaqeve të së keqes dhe shkatërrimit të mundshëm.

Prandaj poeti ka thënë: 

”Asgjë nuk shkatërron një person sikurse rinia, koha e lirë dhe pasuria.”

Ka vajza të cilat dalin nëpër tregje për arsyen edhe më të vogël apo për obligime të cilat vëllezërit e tyre mund t’ua kryejnë. Megjithatë ato dëshirojnë që t’i bëjnë këto vetë. Nuk ka dyshim se nëpër tregje dhe dyqane të ndryshme, mund të ketë mëkatarë që mund ta ngacmojnë atë dhe ajo të bie preh e provokimeve të tyre. Kështu pra, kur vajzat frekuentojnë vende të tilla, si rezultat i kësaj kemi burimin e të këqijave.

Çfarë mund ta zgjidhë këtë problem?

Para së gjithash, vajzat duhet të kenë besimin e shëndoshë, në mënyrë që ato ta dinë se Allahu di dhe sheh çdo gjë në lidhje me çdo gjë. Ato duhet ta donë dëlirësinë dhe të qëndrojnë larg nga veprimet e turpshme dhe ajo që të shpien drejt tyre. Gratë duhet të ndalohen që të braktisin shtëpitë pa nevojë.

Profeti ka ndaluar që ato të pengohen vetëm nga shkuarja në xhami.

Ndërsa në lidhje me tregjet, kjo është në dorë të burrit. Ai mund ta ndalojnë atë që të dalë në ato vende.

Kështu që, ajo mund të dalë vetëm nëse është e nevojshme, për gjëra të cilat mbesin të mangëta nëse ai nuk është prezent.  Unë e bëjë këtë përjashtim si një masë parandaluese, sepse unë nuk mendoj se ka gjëra që vetëm gratë mund ti bëjnë.  Çdo femër mund të kërkojë nga vëllai i saj për t’i blerë asaj ndonjë gjë.

Megjithatë, e përmenda këtë përjashtim si një masë parandaluese.

Kurse burri duhet të jetë ashtu edhe siç e ka krijuar Allahu. Ai duhet të ketë dorën mbi gratë. Nuk është gruaja ajo që duhet ta udhëheqë atë.

Allahu thotë:

”Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.En-Nisa, 4:34

Meshkujt, duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe t’ua ndalojë gjërat e duhura. Por ai nuk duhet ta bëjë këtë me dhunë. Përkundrazi, ai duhet ta bëjnë këtë në mënyrën më të butë e ta këshillojë për dëmet e mundshme nga dalja jashtë pa nevojë dhe për shpërblimin nëse ajo qëndron në shtëpi.

Allahu (te ala) u ka thënë grave:

”Qëndroni në shtëpitë tuaja.” El-Ahzab, 33:33

Ky ajet, i drejtohet grave të profetit në veçanti, të cilat ishin me virtytet më të larta dhe më kapurat për fenë e Allahut në krahasim me të gjitha gratë e tjera.

Allahu ju tha atyre:

”Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut e të dërguarit të Tij!El-Ahzab, 33:33

Çfarë tjetër parandalon këtë sprovë është që gratë të punojnë në shtëpitë e tyre, duke mos pasur shërbëtore, vetëm nëse është e patjetërsueshme. Nëse dikush ka shërbëtore në shtëpi, gruaja nuk punon asgjë. E në këtë rast nëse ajo nuk del nga shtëpia, atëherë ndihet e burgosur brenda mureve të shtëpisë. Koha e lirë që është krijuar nga kjo gjendje, do ta shtynë atë që të dalë nga shtëpia. Por në qoftë se ajo nuk ka shërbëtore dhe detyrohet vetë që të gatuaj, të laj rrobat, e të kryej punët e tjera të shtëpisë, ajo është e zënë me punë dhe nuk i vjen ndër mend të mendoj se a del jashtë apo jo. Pra, këshilla ime për burrat dhe gratë është që gjithmonë t’i përmbahen të drejtës dhe të ruhen nga sprovat e ndryshme.

Shpërndaje: