Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gratë duhet të dalin nga xhamia menjëherë pas namazit-farz

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi 

Burimi: El-Mugnij (2/2254)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse imami falet së bashku me burra dhe gra, është e rekomandueshme që ai dhe burrat të mbeten të ulur derisa të shohin se gratë kanë dalë nga xhamia. Ndërsa gratë duhet të dalin jashtë menjëherë pas përfundimit të namazit. Umm Seleme (radija Allahu anha) ka thënë:

“Në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) gratë e kishin zakon të dilnin menjëherë pasi që përfundonte falja e namazit të detyruar. Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), mbetej në vendin e tij së bashku me burrat, aq kohë sa Allahu dëshironte. E kur i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ngrihej nga vendi, ngriheshin edhe ata.” Transmeton Buhariu.

Tirmidhiu ka thënë:

“Ne mendojmë se ky veprim ka qenë se rrjedhojë e asaj që gratë të jenë sa më larg të jetë e mundur nga burrat – dhe Allahu e di më mirë.”

Shpërndaje: