Imam Abdur-Rrahman bin el-Xhauzi el-Hanbeli
Burimi: Manakib-ul-Imam Ahmad bin Hanbel, faqe 402-404
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ebu Bekr el-Maruezij ka thënë:
”Kam dëgjuar Ahmed bin Hanbelin duke thënë: ” Unë nuk jam martuar derisa sa kam mbushur dyzet vjet ”.
Gruaja e tij e parë ishte bint Umu Salih Abasah el-Fadl. Zuhejr bin Salih bin Ahmed bin Hanbel ka thënë: Gjyshi im (rahimehullah) u martua me Abasah bint el-Fadl e cila ishte nga qoshi i arabeve. Ai kishte vetëm një fëmijë me të, d.m.th babai im. Pastaj ajo vdiq. ”[1]
Ebu Bekr el-Maruazij ka thënë: ”Kam dëgjuar Ebu Abdilah Ahmed bin Hanbelin duke thënë: ” Kam jetuar me Ummu Salih tridhjetë vjet. Ne kurrë nuk kemi pasur mosmarrëveshje për diçka.”
Gruaja e tij e dytë ishte Umm Abdilah Rejhanah.
Zuhejr bin Salih bin Ahmed ka thënë: ”Pas vdekjes së Umm Salih Abasah, u martua gjyshi im me një grua tjetër, edhe kjo ishte arabe dhe quhej Rejhanah. Me të ai kishte xhaxhain tim Abdullahun. Ai nuk kishte fëmijë tjerë me të. ”[2]
Al-Khal-lal transmeton nga Muhammed bin el-Abbas e ky nga Muhammed bin Bahr se Xhaxhai i tij ka thënë: ”Kur ne ishim mbledhur për martesën e Ebu Abdilahut (imam Ahmedit) me motrën e Muhammed bin Rajhanas, babai i saj i tha atij, ”O Ebu Abdilah, ajo është, ”dhe ai vuri gishtin e tij mbi një sy’’, d.m.th është me një sy. Ai ja ktheu: ” Unë e di këtë. ”
Ahmed bin Abthar ka thënë: ”Pas vdekjes së Umm Salih,” Ahmadi i tha njërës prej grave: ”Shko tek kushërira ime dhe pyete nëse ajo dëshiron të martohet me mua?” Pasi ajo u kthye, i tha: ”E bëra këtë. Unë e pyeta dhe ajo pranoi të martohet me ty. Ai (Ahmedi) ma ktheu: ” A dëgjojë motra e saj atë që the (motra e saj kishte vetëm një sy)?” Unë i thashë: ”Po.” Pastaj ai tha: ”Ktheu prapë dhe kërkoje dorën e asaj me një sy.” Ajo shkoi tek ajo dhe ajo gjithashtu pranoi të martohet me të.
Kjo është nëna e birit të tij Abdullahut. Pasi kaluan shtatë ditë. Ajo i tha atij: ”Çfarë mendon [për mua], kushëriri im i dashur? A ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen tek unë? ”Ai tha:” Jo, vetëm të kërciturat e këpucëve tuaja.”[3].
Ebu Bekr el-Maruazij ka thënë: ”Kam dëgjuar Ebu Abdilahun duke përmendur gruan e tij Allahu e mëshiroftë, duke thënë:” Ne kemi jetuar së bashku për njëzet vjet pa pasur asnjëherë asnjë mosmarrëveshje për ndonjë gjë. ”
El-Khal-lal tha: ”Këtu bëhet fjalë për Umm Abdilah.”
[1] Tabakat-ul-Hanabilah (2/49).
[2] Ibid.
[3] Tabakat-ul-Hanabilah (1/429).