Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: “Mekanetul-Mer’eti fil-Islam”, fq. 619
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ka gra që qëllimisht flasin në lidhje me çështjet e kësaj bote kur ato janë në xhami. Ndonjëherë ato nuk ndalohen derisa imami të bie në ruku. Cili është vendimi mbi këtë?”
Përgjigje: “Ata burra dhe ato gra të cilët vijnë në xhami duhet të kenë kujdes dhe të respektojnë shenjtërinë e xhamisë dhe vetë adhurimin (namazin). Në raste të tilla nuk është koha kur njeriu duhet të flas në lidhje me çështjet e kësaj bote. Veprimi i tillë është trajtim i keq ndaj xhamisë. Kjo largon vëmendjen e tyre dhe namazlijve nga adhurimi dhe e bën myslimanin që të humbas mundësinë e artë për të fituar shpërblime në këtë vend të shkëlqyer.
Është edhe më keq për t’u marrë me biseda të kota në mënyrë që të distancohesh nga namazi me imamin që nga fillimi. Kjo do të thotë të humbasësh shpërblimin e tekbirit fillestar, e që rrezikon të humbasësh komplet rekatin e parë dhe pengon imamin dhe namazlitë.”