Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gratë i bien defit në natën e martesës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Sherh Fet’h-il-Mexhid (22)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Cili është gjykimi që gratë t’i bien defit jashtë dasmave dhe festës së bajramit?

Përgjigje: Jo, nuk lejohet sepse defi i përket gjërave të kota, defi i përket gjërave të kota dhe gjërat e kota janë të ndaluara. Nuk lejohet t’i bihet defit përveçse në lidhje me shpalljen e martesës në mes të grave dhe në natën e martesës, vetëm në këtë rast. Lejohet vetëm në këtë rast të lejuar dhe jo përtej kësaj. Veglat muzikore në parim janë të ndaluara. Nuk lejohet asnjë prej tyre përveç asaj që e ka lejuar i dërguari ﷺ për një qëllim madhështor e që është shpallja e martesës.

Shpërndaje: