Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gratë lexojnë Kuran në radio program

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=135902

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Lidhur me zërin e gruas; ka disa radio që transmetojnë leximin e Kuranit, ku gratë mund të telefonojnë dhe mund të marrin pjesë në emision duke lexuar Kuran drejtpërsëdrejti. A ka ndonjë gjë në këtë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Nuk është e lejueshme për të që burrat ta dëgjojnë zërina e saj qoftë nëpërmjet radios. Kjo nuk është e lejuar.

Veprimi i tillë është bidat dhe nuk ka ekzistuar askund tjetër në botë (që mund të thuhet se është hallall). Këtë gjë e kanë shpikur këtu tek ne tani në programin e radios “Idha’atul-Kuran”. Në të është një program i përgjithshëm ku mund të marr pjesë kush të dojë dhe që është shpikur nga njerëz injorant në çështje të fesë.

Po e përsëris, kjo nuk është e lejuar në asnjë rrethanë. Është e detyrueshme që ata të këshillohen dhe tu bëhet me dije se kjo nuk është e lejuar. Nuk ekziston asnjë vend arab që ka radio në të cilën gratë lexojnë. Ky program i radios duhet të veprojë përgjatë Sunnetit dhe t’i shmanget gjërave të shpikura dhe të pabaza.”

Shpërndaje: