Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gratë që shpenzojnë shuma të mëdha parash në veshje dhe bizhuteri

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: “Mekanetul-Mer’ah fil-Islam”, fq. 648-649:

Përgatiti:www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Me argumentin se Allahu dëshiron nga robi i Tij që të shfaq mirësitë e dhuntive që Allahu i ka dhënë atij, disa gra shpenzojnë shuma të mëdha parash në veshje dhe bizhuteri të ndryshme. Çfarë thoni në lidhje me këtë?

Përgjigje: Atij që Allahu i dhuron pasuri hallall, me të vërtetë atij i është dhënë dhunti nga Allahu për të cilën duhet ta falënderoj Atë. Kjo bëhet duke dhënë sadaka, duke blerë ushqime dhe rroba por pa e tepruar dhe pa harxhuar pa nevojë. Është e ndaluar veprimi i disa grave posaçërisht, kur ato shpenzojnë shuma të mëdha në blerjen e gjërave pa nevojë. E vetmja gjë që i bën ato që t’i blejnë këto gjëra të tepërta, është krekosje dhe moda. Gruaja myslimane është e detyruar të jetë mesatare në këtë dhe të qëndrojnë larg vëmendjes dhe zbukurimit të tepruar. Kjo vlen veçanërisht kur ajo del nga shtëpia. Allahu Te’ala thotë:

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى

“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e injorancës!” 33:33

Dhe thotë Allahu:

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُوْلِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ 

“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane) ose skllavëve të tyre ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” 24:31

Ne do të japim llogari për këtë pasuri në Ditën e Gjykimit, se si i kemi fituar dhe si i kemi shpenzuar atë!

Shpërndaje: