Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja dëshiron të ketë fëmije ndryshe nga burri

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Ligjërata: Sherh ed-Durr en-Nadhid (16)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ad_dur_11_05_1433.mp3
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua e dytë thotë se ajo vërtetë dëshiron të ketë fëmijë, por se burri i saj nuk e bënë atë shtatzënë. Argumenti i tij është se ata grinden shpesh dhe se ajo është impulsive. A është kjo një arsye e vlefshme për të që të veprojë kështu dhe a i lejohet atij të veprojë kështu? Ai ka vajza me gruan e tij të parë.

Përgjigje: Kjo është e ndaluar. Është e ndaluar që të mos bësh fëmijë. Nuk është e lejuar pa një arsye të vlefshme sipas Sheriatit. Nuk lejohet në qoftë se nuk i do fëmijët ose shumë fëmijë ose për shkak të kufizimit të fëmijëve ose për arsye të tjera të pavlefshme. Kjo është e ndaluar dhe nuk lejohet. Ajo duhet ta këshillojë atë. Nëse ai refuzon që ti’a plotësojë dëshirën e saj, ajo duhet ta dërgojë çështjen në gjykatë, ta paditë atë dhe të kërkojë që të ndahet prej tij në mënyrë që ajo të mos shqetësohet më shumë. Ajo dëshiron të ketë fëmijë ndryshe nga ai. Ajo duhet të kërkojë divorcin që të mos të shqetësohet më shumë.

Shpërndaje: