Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja dhe xhaketa

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (235)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua ka veshur xhilbab dhe mbi të një khimar …

Imam Albani: Allahu të faltë. Sikurse të kishte thënë këtë dikush tjetër!

Pyetje: Unë jetoj në el-Kasim, Burejdeh.

Imam Albani: Me gjithë të drejtë, por në el-Kasim xhilbabi vendoset mbi kokë. Ai thotë se gruaja ka veshur xhilbabin e pastaj thotë se ajo ka veshur khimarin mbi xhilbab. Ajo për të cilën ti po flet nuk është xhilbab; ajo është një pallto dhe xhaketë. Apo?

Pyetësi: Po.

Imam Albani: Këtë e ke për qëllim ti. Së pari, ajo sigurisht nuk ka veshur xhilbab. Së dyti, ajo ndoshta as nuk ka veshur khimar. Pse jo? Sepse ajo për të cilën ti po flet sot quhet shami. Shamia nuk është e gjerë apo e bollshme në mënyrë që ajo të mbuloj flokët e gruas, supet, gjoksin dhe qafën. Shumë prej këtyre vellove, të cilat në fakt nuk janë fare, ia mbulojnë qafën nga këndej dhe i shfaqet andej. Përveç kësaj ajo ia zbulon një pjesë balluken e saj dhe nuk mbulon të gjithë flokët. Ky nuk është khimar. Prandaj, kjo grua as nuk ka veshur as khimar e as xhilbab. Prandaj, unë theksoj se khimari i saj duhet të jetë i njëjtë si në namaz. Mbi të vendoset xhilbabi. Xhilbabi është veshje që vendoset mbi kokë dhe shtrihet deri tek këmbët.

Lidhur me mantelin e gjatë, ajo i takon risive të sotme. Do të thotë një risi. Por në qoftë se ajo e vë një mantel të gjatë dhe të gjërë që mbulon pjesën e sipërme të këmbëve të saj dhe nuk zbulon të pasmen e saj, ose diçka nga supet e saj dhe mbi të vendos një xhilbab që gjithashtu është vendosur mbi një khimar, kështu që unë mendoj se nuk ka asnjë problem me këtë.

Shpërndaje: