Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja do të jetë (në ahiret) me burrin e saj të fundit

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (3/275-276)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

1281 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Gruaja do të jetë (në Xhenet) me burrin e saj të fundit.”

Transmetuar nga Ebu Ali el-Harrani el-Kushejri në ”Tarikh Rakkah” i cili tha:

el-Abbas bin Salih bin Musafir el-Harrani na tregoi: Ebu Abdil-lah Ismail bin Abdil-lah bin Khalid as-Sukkari na tregoi: Abul-Malih na tregoi, nga Majmun bin Mahran i cili tha:

”Muaviu (radijAllahu anhu) i propozoi martesë Umm-ud-Derdas e cila refuzoi të martohej me të, dhe tha: ”E kam dëgjuar Ebud Derdan duke thënë: I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Gruaja përfundon tek burri i saj i fundit” apo ”Gruaja do të jetë me burrin e saj të fundit.”

Unë nuk dua dikë tjetër në vend të Ebud-Derdas.”

Burrat në zinxhirin e hadithit janë të besueshëm dhe të njohur përveç Abbas bin Salih. Unë ende nuk e kamë gjetur biografinë e tij. Kjo mund t’i referohet ”el-Xherh uet Ta’dilit”1 …

Në tërësi, hadithi, nëpër të gjitha zinxhirët e rrugëve të tij, janë të fortë dhe fjalë të profetit salAllahu alejhi ue selam autentike.


1 Une iu referova edhe atje pa gjetur asgjë. Ibn Hibani e përmend atë në ”eth-Thikat”

Shpërndaje: