Imam Muhammed bin Muflih el-Makdisi (v. 763)
Burimi: el-Adab esh-Shar´ijjeh (2/67)
www.perlatmuslimane.com
Hanbel ka thënë:
“E kam dëgjuar Ebu Abdilahin [Ahmed bin Hanbelin] duke u pyetur në lidhje me gruan e cila është duke agjëruar dhe e cila pengohet nga burri i saj, nëse se ajo duhet të agjërojë?
Ai tha: Ajo nuk duhet të agjërojë. Asaj as nuk duhet t’i shkojë mendja që të falet apo të agjërojë pa lejen e tij, përveç farzeve. Përndryshe ajo nuk duhet të agjërojë pa lejen e tij. Ajo duhet t’i bindet atij.
Hanbel citoi citate të ngjashme:
Ajo duhet t’i bindet atij në çdo gjë të lejuar që ai e urdhëron atë.