Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja duhet t’i referohet periudhës mujore kur ka dyshime

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Buhari (1/573-574)

 www.perlatmuslimane.com

Imam Buhari ka thënë:

228 – Muhamedi na ka treguar: Ebu Muavija na ka treguar: Hisham bin Uruah na ka treguar, nga babai i tij, nga A’ishah e cila ka thënë:

”Fatimah bint Ebi Hubejsh erdhi tek profeti salAllahu alejhi ue selem dhe tha: ”O i dërguari i Allahut! Unë jam një grua që kam gjakderdhje dhe nuk pastrohem. A duhet të mos falem? ”Ai tha: ”Jo. Ky është gjak rrjedh nga venat dhe nuk është menstruacion. Kur të vie periudha mujore duhet ta braktisësh namazin. Kur periudha mujore të mbarojë duhet ta pastrosh gjakun dhe pastaj të falesh.”

Përgjatë kësaj, gruaja e zakonshme ka një periudhë mujore të njohur të cilës i referohet. Kjo është padyshim më e përshtatshme për gruan.

Disa dijetarë thonë se ajo duhet t’i referohet diferencës. Gjaku menstrual ka karakteristika që dallonë nga gjaku normal; ai është i errët, i trashë dhe i vie erë e keqe. Gjakut nga vena nuk është i tillë.

Mendimi i njohur tek Hanbelitë -Allahu i mëshiroftë!- është që ajo ta merr parasysh periudhën e saj mujore së pari.

Në qoftë se ajo nuk ka një periudhë mujore kështu që asaj i erdhi gjakderdhja gjatë periudhës së parë menstruale, ajo i referohet diferencës.

Të njëjtën gjë duhet ta bëjë nëse ajo ka një periudhë mujore por harron kur fillon ajo; edhe këtu ajo i referohet diferencës.

Nëse ajo nuk e sheh as diferencën as nuk ka një periudhë mujore, ajo ose i referohet periudhës së menstruacioneve të shumicës së grave ose periudhës mujore të shumicës së grave që janë të afërme me të. Periudha mujore e shumicës së grave është gjashtë apo shtatë ditë. Por në qoftë se gratë e saj, do të thotë afërmet e saj, e kanë një periudhë mujore e cila zgjat nëntë ditë, kështu që edhe ajo duhet ta konsiderojë periudhën e saj mujore aq gjatë.

Nëse ajo nuk ka të afërme ose në qoftë se periudha mujore e tyre ndryshon, ajo i referohet periudhës mujore të shumicës së grave.

Me anë të kësaj, ne kemi një mosmarrëveshje; a duhet ta merrë parasysh diferencën apo periudhën mujore? Ajo duhet të merrë parasysh periudhën mujore sepse ajo ndryshon më pak. Dallimet mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit. Ndonjëherë gjaku është i errët për një ose dy ditë, pastaj ai bëhet më i çelët një ditë, pastaj bëhet i errët, pastaj i çelët – kjo e ngatërron atë. Por nëse themi se ajo duhet t’i referohet periudhës mujore përfundon problemi.

Shpërndaje: