Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e cila nuk mund të shërohet, përveç nëse bën abort

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 2/135

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Dhe çfarë është gjykimi për gruan shtatzënë e cila nuk mund të shërohet përveç nëse bën abort?

Përgjigje: Në lidhje me këtë ka mendime të ndryshme. Nëse shërimi nuk mund të bëhet përveç me anë të abortit, ka nga ata që e konsiderojnë të lejueshme dhe ka nga ata që mendojnë se kjo nuk lejohet. Dhe Allahu është më i mëshirshëm ndaj saj. Kështu që ajo duhet të jetë e durueshme dhe me modesti ti nënshtrohet Allahut, sepse Ai është që i përgjigjet njeriut në gjendje të vështirë dhe i’a largon të keqën kur ai i drejtohet Atij me lutje.

Shpërndaje: