Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e dobët të cilës nuk ju jepen të drejtat e saj

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Diskutohet se gruaja është e dobët dhe se asaj nuk i plotësohen të drejtat e saj. Kjo ide mbështetet ndonjëherë nga gratë apo edhe burrat. Çfarë na thoni në lidhje me këtë?

Përgjigje: Gruas duhet t’i jepen të drejtat e saj të cilat ia ka dhënë feja. Nuk lejohet që t’i privohet ndonjë e drejtë fetare në qoftë se ajo nuk bien dakord që të heq dorë nga ndonjëra prej tyre. Ndërsa, në lidhje me ato të drejta të cilat ata pretendojnë gabimisht se janë të saj, si liria për të hequr hixhabin, të tregojë fytyrën, të udhëtojë pa mahrem, të vetmohet me ndonjë burrë të huaj dhe përzihet me meshkujt, këto asesi nuk janë të drejtat e gruas. Kjo nuk është në favor të saj, prandaj nuk bën pjesë në të drejtat e saj.
 
Ky është vetëm një plan nga armiku për të bërë gruan rebeluese kundër shoqërisë islame dhe për t’i dhënë asaj lirinë e pretenduar si liri. Kur ajo zhveshët, përzihet me burra, vozit veturë, udhëton pa mahrem dhe vetmohet me burra të huaj, është liri e dëmshme. Këto nuk janë të drejtat e saj. Allahu e ka ruajtur gruan muslimane nga të gjitha këto. Asaj i ka dhënë të drejtat të cilat janë të përshtatshme sipas fesë. Kjo është dallimi në mes të drejtave fetare dhe të drejtat të cilat janë në dëm të saj. Këta njerëz nuk kërkojnë të drejtat fetare. Sikur ata ta bënin këtë, ne të gjithë do të ishim me ta. Por ata kërkojnë të drejtat gënjeshtare të cilat janë larg e më larg islamit. Këto të drejta e dëmtojnë atë dhe shoqërinë. Ata duan të heqin dallimet në mes burrave dhe grave në vendet islame. Lusim Allahun të na ruaj nga e keqja e tyre dhe ata të dëmtojnë vetëm veten e tyre dhe lusim Allahut që t’i zgjojë muslimanët nga gjumi.

Shpërndaje: