“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e heq mbulesën kur është me gra të tjera

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (26)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: I dërguari (salAllahu alejhi ue selam) ka thënë:

”Nuk ka një grua që zhvesh rrobat e saj jashtë shtëpisë së burrit të saj, vetëm se ka thyer perden (e turpit) mes saj dhe Allahut (Azze ue Xhel).”

Çfarë i lejohet gruas që të shfaq si para grave muslimane po ashtu edhe para grave jomuslimane?

Përgjigje: Hadithi ka të bëjë me gruan që zhvishet në një banjë publike. E sigurisht që nuk shtëpia e saj. Kjo mund të jetë tek fqinjët apo të afërmit të cilët nuk janë maharim të saj. Kjo është gruaja e cila kërcënohet në hadith.

Lidhur me atë se ajo e heq mbulesën e saj kur ajo është me motrat e saj muslimane, atëherë nuk është ky kuptimi i hadithit. Hadithi flet për të zhveshur gjitha rrobat. Kjo është një mënyrë e të shprehurit për gruan e zhveshur lakuriq. Ajo që e dëshmon këtë është Aisha (radijAllahu anha), e cila transmetoi hadithin e profetit (salAllahu alejhi ue selem), se asaj i erdhën një grup i grave në vizitë dhe ajo i pyeti nga erdhën ato. Kur ato thanë se ato vijnë nga Himsi, ajo i tha:

“A është ky qyteti ku gratë shkojnë në banja publike?”

Pastaj ajo përmendi hadithin të cilin ajo e kishte dëgjuar nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem):

”Nuk ka një grua që zhvesh rrobat e saj jashtë shtëpisë së burrit të saj, vetëm se ka thyer perden (e turpit) mes saj dhe Allahut (Azze ue Xhel).”

Sa i përket asaj se sa gruas muslimane i lejohet të shfaqë nga trupi para një tjetër grua muslimane, kjo është vetëm koka, parakrahët dhe këmbët dhe madje edhe të këmbët ku varet zinxhir kyç i këmbës. Më shumë se kaq gruas nuk i lejohet që të shfaq. Asaj nuk i lejohet që të shfaq pulpat apo kofshët, e lëre më shumë se kaq.

Me këtë ti e kupton se sa të prishura shumë gra janë, duke përfshirë gratë praktikuese të fesë, kur ato shfaqin krahët e tyre. Ndoshta ato veshin rroba të shkurtra të cilat nuk mbulojnë pulpat dhe kofshët. E gjithë kjo tregon se atyre nuk u intereson për vendimet e Kuranit.

Shpërndaje: