Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja që pajtohet ose e josh burrin për të bërë marrëdhënie intime gjatë ditës në Ramazan

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Fadha’ih ue Nasa’ih, fq. 82

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është vendimi për gruan që pajtohet për të bërë marrëdhënie intime (gjatë agjërimit) dhe nuk refuzon?

Përgjigje: Nëse ajo pajtohet, ajo mëkaton. Sa për bërjen kefareh, kështu që profeti ﷺ nuk e urdhëroi atë që të bëjë kefareh. Profeti ﷺ nuk e urdhëroi burrin që të urdhërojë gruan e tij që të bëjë kefareh në qoftë se ajo ishte dakord për të bërë marrëdhënie intime.

Por në qoftë se ajo ka shkaktuar marrëdhënien intime me joshje në mënyrë që ai ra në marrëdhënien intime, ajo është mëkatare. Ndërsa ajo nuk është e tillë në qoftë se ajo u detyrua për të bërë marrëdhënie intime.

Shpërndaje: