“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e pasur kryen shpenzimet e burrit të varfër gjatë haxhit

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Fet’h-ur-Rab el-Uadud (1/368-369)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: A janë haxhi dhe umre të detyrueshme vetëm për gruan ekonomikisht të pasur apo është gjithashtu është e detyrueshme që kujdestari i saj të bëjë haxhin me të së bashku?

Përgjigje: Megjithëse ka mendime të ndryshme për obligueshmerinë e umres, mirëpo edhe haxhi edhe umre janë obligim për burrat dhe gratë. Që ato të jenë të obligueshme për gruan kushtëzohet që burri i saj apo mahremi ta shoqërojë atë gjatë haxhit apo umres. Nëse ajo është e pasur dhe ai është i varfër, është detyrë e saj të paguajë shpenzimet e tij derisa të kthehet në shtëpi. Nëse ajo nuk ka burrë ose mahrem, ajo nuk është e detyruar t’i kryejë ato. Prandaj, i lejohet asaj që të caktojë dikë që i kryen ato në vend të saj.

Shpërndaje: