Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e vëllait, gruaja e dajës dhe gruaja e xhaxhait

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/369
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme të veçuarit me gruan e xhaxhait, apo gruan e dajës, apo gruan e vëllait apo me ndonjë grua tjetër të të afërmve? A është e lejueshme që të shkoj me ndonjërën nga to në treg, apo në ndonjë vend tjetër?”

Përgjigje: “Nuk është e lejueshme të veçuarit me gruan e vëllait, apo me gruan e dajës apo me gruan e xhaxhait apo me ndonjë grua tjetër ndaj të cilave ti nuk je mahrem qysh në parim. Ngase, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

لا يخلون رجل بامرأة إلا ومعها ذو محرم

“Le të mos veçohet burri me ndonjë grua të huaj, përveç nëse me të është mahremi i saj.” (Buhariu dhe Muslimi)

Gjithashtu, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, ndaloi që të veçuarit me gruan e huaj. Në një hadith thuhet:

إن الشيطان ثالثهما

“I treti prej tyre është shejtani.”

Prandaj, në asnjë mënyrë nuk lejohet veçimi me dikë të huaj. Kurse, gruaja e vëllait, apo e dajës apo e xhaxhait konsiderohen të huaja.

Shkuarja në treg me ndonjërën prej tyre, nëse bëhet duke u veçuar, atëherë nuk lejohet. Por, në rast se është edhe dikush tjetër me to, gjë e cila e largon çdo lloj dyshimi, atëherë nuk ka asgjë të keqe. Tek Allahu është suksesi!”

Shpërndaje: