Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja është dhuratë nga Allahu

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: “Mekanetul-Mer’ah fil-Islam”, fq. 546
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Prej shenjave të Allahut (subhanehu ue te ala) është se Ai krijoi bashkëshorte për burrat në mënyrë që ata mund të gjejnë paqe dhe harmoni me to. Gruaja i jep qetësi burrit. Ai pushon tek ajo nga mundimet e shumta. Ai ndihet rehat me të dhe ajo është pjesë e jetës së tij. Allahu i krijoi që ndërmjet tyre të mbizotëroj dashuria dhe mëshira. Në parim, burri është i huaj për gruan dhe ajo është e huaj për burrin. Por ja që Allahu i bashkon ata, ua bashkon zemrat dhe krijon lidhje dashurie dhe mëshire ndërmjet tyre. Vetëm kështu bashkimi/martesa e dy personave është e plotë. Shtuar kësaj, nëse martesa e tyre bëhet përmes formës së drejtë të bazuar në sheriat, atëherë kjo është e vetmja martesë e cila i sjell frytet e mira.

Kjo është dhuntia e Allahut për burrat. Përmes grave, Allahu ua përkujton burrave dhuntitë e tij në mënyrë që ata ta falënderojnë Allahun për to.

Kjo është një nga argumentet që vërtetojnë se gruaja nuk është krijuar pa qëllim. Ajo nuk është një send i humbur siç thonë injorantët.

Ajo është krijesë e Allahut dhe shtylla kryesore e kësaj shoqërie. Gruaja është faktori kryesor në shtimin e njerëzimit. Ajo sjell paqe dhe qetësi, rehati, komoditet dhe dashuri ndaj burrit e familjes, dhe vetëm kështu bëhet ndërtimi i shoqërisë së pastër.

Shpërndaje: