Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Mekanetul-Mer’ah fîl-Islam, fq. 633-634
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Çka na thoni në lidhje me gruan e cila nuk i bindet burrit të saj dhe e kundërshton atë në shumicën e gjërave? Për shembull, ajo del nga shtëpia pa lejen e tij, e nganjëherë edhe tinëz pa dijeninë e tij?!
Përgjigje: Gruaja është e obliguar që t’i bindet burrit të saj në atë që është e drejtë. Në atë që është e drejtë, ajo e ka të ndaluar që të mos i bindet atij. Dhe në rastin konkret, nuk është e lejueshme për të që të del nga shtëpia pa lejen e tij.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Kur burri e thirr gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse fle (burri) dhe e kalon natën i hidhëruar në të, engjëjt do ta mallkojnë (atë grua) deri në mëngjes.”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Profeti ﷺ në një hadith tjetër ka thënë:
”Po ta kisha urdhëruar dikë që t’i bëj sexhde dikujt, do ta kisha urdhëruar gruan që t’i bëj sexhde burrit të saj!”
Thotë Allahu (azze ue xhel):
الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ وَبِمَا أَنْفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ ۚ فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ حَافِظَاتٌ لِلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ اللَّهُ ۚ وَاللَّاتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ
”Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës. Kështu, gratë e drejta janë të bindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe në mungesë të bashkëshortëve të tyre, ruajnë çfarë Allahu i ka urdhëruar ato të ruajnë (dëlirësinë, ndershmërinë dhe pasurinë e bashkëshortëve të tyre etj.). Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to, (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë), e nëse ato kthehen përsëri te bindja, atëherë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.” 4:34
Në këtë ajet Kuranor, Allahu (subhaneh) na tregon se burri është përgjegjës për gruan dhe se ai mund të përdorë metoda frikësuese në qoftë se ajo e kundërshton atë. Kjo dëshmon se gruaja është e detyruar që t’i bindet atij në atë që është e drejtë dhe është e ndaluar për të që të mos i bindet atij pa të drejtë.