Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Gjatë Ramazanit shumë gra janë të angazhuar me gatim në vend që të lexojnë Kuran dhe të bëjnë adhurime të tjera. Çka i këshilloni ato?
Përgjigje: Kryerja e punëve të shtëpisë dhe në to bën pjesë edhe gatimi – nëse do Allahu- janë adhurim. Ato padyshim se shpërblehen për këto. Gruaja mund të gatuaj dhe njëkohësisht të përmend Allahun (azze ue xhel) duke lexuar Kuran apo duke dëgjuar Kuran. Kjo e ndihmon atë dhe ia hapë gjoksin.