“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja harroi se ajo kishte humbur disa ditë të agjërimit!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013430

www.perlatmuslimane.com

Përktheu: Valdet Gashi

Pyetje: Një grua ishte e obliguar që të agjërojë ditë të cilat nuk i kishte agjëruar gjatë Ramazanit (të kaluar). Ajo i kishte harruar ato dhe tani i ra ndërmend! Çka është e obliguar që të bëjë tani?

Përgjigje: Ajo patjetër duhet t’i kompensojë ato ditë. Ajo duhet t’i kompensojë ditët që nuk i ka agjëruar e që i ka lënë pas dore nga harresa dhe pastaj iu kujtuan. Ajo duhet t’i kompensojë ato ditë pasi që iu kujtuan dhe përveç kësaj ajo duhet t’i jap ushqim një personi të varfër për çdo ditë të Ramazanit të cilën ajo nuk e ke agjëruar, dhe kjo për shkak të vonesës së kompensimit.[1]


[1] Është fjala nëse arrin koha e Ramazanit tjetër ende pa e kompensuar agjërimin e ditëve të Ramazanit të kaluar! (v.p.)

Shpërndaje: