Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10932
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Hadithi:
”Nuk ka grua që heq rrobat jashtë shtëpisë së burrit të saj për veçse ka shkatërruar perden e turpit mes saj dhe Zotit të saj.”
A do të thotë kjo gjë se gruaja nuk duhet t`i ndërrojë rrobat e saj kur e ka të nevojshme në shtëpinë e familjes apo vëllait të saj?
Përgjigje: Më afër të vërtetës dhe Allahu e di më së miri është se është për qëllim nëse ajo i heq rrobet për të bërë vepra të turpshme apo sherre, apo që t’i heq duke mos qenë e vëmendshme dhe ta shikojnë burrat.
Ndërsa nëse ajo për shkak të ndonjë dobie i heq rrobet në shtëpinë e vëllait, të babait apo të ndonjë mahremi apo në ndonjë shtëpi të sigurtë tek shoqet e saj, pra, në shtëpi në të cilën nuk ka rrezik nëse ajo i ndërron rrobat e saj apo bën ndonjë dush apo për të larë fytyrën duke mos i treguar njerëzve pjesët e turpshme dhe në të cilën (shtëpi) nuk ka të keqe, më afër të vërtetës dhe Allahu e di më mirë, është se nuk ka problem në këtë gjë.
Ndërsa ajo çfarë profeti salAllahu alejhi ue selem ka pasur për qëllim është, nëse ajo e vepron atë gjë (heqjen e rrobave) për një mënyrë e cila është rrezik.