Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja ime nuk kujdeset për namazet dhe agjërimin

Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu Fataua ue Makalat Mutanaui’ah (10/283-284)

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë kam qenë i martuar për dhjetë vjet. Gruaja ime nuk kujdeset për namazin dhe ndodh që ta lerë namazin. Ne grindemi shpesh në lidhje me namazin. E njëjta gjë vlen edhe për agjërimin. Nëse ka ditë të Ramazanit të cilat ajo nuk i ka agjëruar, ajo i lenë ato dhe nuk i agjëron. Dhe në rast se ajo do t’i agjëroj, ajo e bën këtë në një mënyrë jo të duhur.

Unë përjetoj shumë vështirësi me të për shkak të çështjeve fetare. Kur unë e thërras atë për të mësuar diçka nga Kurani, ajo nuk vjen edhe pse ajo nuk di asgjë prej Kuranit. Cili është gjykimi për të vazhduar jetesën me të nën këto rrethana duke pasur parasysh se kam fëmijë me të?

Përgjigje: Nëse gruaja juaj është ashtu siç e ke përmendur dhe se ajo e konsideron të lehtë çështjen e namazit dhe nuk kujdeset për të edhe pse ti e ke këshilluar atë dhe seriozisht e ke nxitur për në të mirën, është e detyrueshme për ty që të ndahesh prej saj. Sipas mendimit më të saktë ai burrë apo grua që lë namazin ka bërë kufër të madh edhe pse ata nuk e mohojnë detyrimin e tij.

Profeti ka thënë:

Pakti mes nesh dhe atyre është falja e namazit, ai që braktis atë ka bërë kufër.”

Transmetuar nga imam Ahmedi dhe autorët tjerë të ” es-Sunnen” me një zinxhir autentik të transmetimit.

Lusim Allahun që ta udhëzojë atë dhe ta bëjë që të pendohet, dhe ta zëvendësojë ty me një që është më e mirë se ajo.

Shpërndaje: