Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Burimi: Maseil-ul-Imam Ahmed (3/1036-1037)
Përktheu: Valdet Gashi
1417 – E pyeta babain tim (imam Ahmedin) për një burrë të krishterë, gruaja e të cilit konvertohet në Islam.
Ai u përgjigj: Ai duhet të thirret në Islam. Ai ose konvertohet në Islam ose ata ndahen.
E pyeta babain tim:
E nëse ai hynë në Islam?
Ai u përgjigj:
Atëherë ajo mbetet gruaja e tij për derisa ata nuk janë shkurorëzuar (para se ai të hynte në Islam). Nëse ai hynë në Islam pas shkurorëzimit të tyre, ai ka të drejtë ta kthejë atë për derisa ajo është në periudhën e saj të pritjes.