Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja lind menjëherë pas vdekjes së bashkëshortit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdet-il-Fikh (40)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A mbaron koha e pritjes së gruas së ve nëse ajo lind fëmijën menjëherë pas vdekjes së bashkshortit të saj?

Përgjigje: Nëse ajo lind menjëher pas vdekjes së bashkëshortit të saj, koha e saj e pritjes përfundon.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Kurse për gratë shtatzëna afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës.” Et-Talak, 64:4

Ky ajet është i përgjithshëm. Nëse ajo lind një moment pas vdekjes së bashkëshortit të saj, koha e saj e pritjes përfundon. Disa dijetarë, gjë e cila i atribuohet Ibn Abbasit -radijAllahu anhuma-, besojnë se ajo duhet t’i nënshtrohet kohës më të gjatë prej dy periudhave të pritjes, por këtë mendim nuk e kanë shumica dhe pjesërisht nuk është në përputhje me kuptimin bukfal të ajetit.

Shpërndaje: