Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja me trombozë pyet rreth agjërimit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (1/115)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua vuan nga tromboza dhe mjekët e kanë ndaluar atë nga agjërimi. Cili është gjykimi i kësaj?

Përgjigje: Allahu (te ala) ka thënë:

“Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” 2:185

Nëse një person është i sëmurë kronik, ai i jep ushqim një personi të varfër për çdo ditë që nuk agjëron. Ushqimi jepet në mënyrë të tillë që ata marrin oriz, dhe nëse ata marrin diçka tjetër pos saj sikurse mishi, kjo është edhe më mirë. Një tjetër mënyrë është për t’i ftuar ata për drekë apo darkë. Kështu duhet të veprojë personi me sëmurje kronike. Gruaja në fjalë është e tillë. Prandaj ajo duhet të ushqejë një person të varfër për çdo ditë që ajo nuk e agjëron.

Shpërndaje: