Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja merr fëmijët dhe bën hixhret pa burrin

Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Et-Ta´likatul Xhijad ala Kitabi Tet’hijrul I’tikad 150

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që gruaja të marrë fëmijët e saj dhe të bëjë hixhret nga vendi i kufrit për në një vend mysliman pa burrin e saj, i cili vetëm se e shtyn bërjen e hixhretit?

Përgjigje: Nëse burri i saj është mysliman, ajo duhet t’i bindet atij dhe ta këshillojë atë që e gjithë familja të bëjnë hixhret, në mënyrë që martesa të mos prishet, sepse (nëse prishet familja) do të ndikojë negativisht në të gjithë familjen. Ajo është e arsyetuar për shkak se burri i saj e ndalon atë, dhe ajo nuk është në gjendje të bëjë Hixhret pa u dëmtuar etj.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

Kur melekët ua marrin shpirtin atyre që ishin mizorë të vetvetes duke qëndruar me kufarët në një kohë kur emigrimi ishte obligim për ta. Melekët u thonë: “Në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.” Melekët u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migronit në të?” Vendi i tyre është xhehenemi dhe sa vend i keq është ai! Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, gratë e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë për emigrim. Për këta ka shpresë se Allahu do t’i falë. Me të vërtetë Allahu është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” 4:97-99

Ajo (në këtë rast) konsiderohet si e dobët, ajo është e obliguar që të rrij me burrin e saj dhe ta këshillojë atë në mënyrë që e gjithë familja të bëjnë hixhret nga vendi i kufri, në të cilin nuk ka asnjë të mire, për në një vend islam. Edhe pse në vendet islame ka të mira edhe të këqija, ato akoma janë vende islame e jo vende të kufrit.”

Shpërndaje: