Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja muslimane ka angazhime më shumë sesa burri

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, fq. 556-557
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse gruaja nuk punon me burrat, shejtanët thonë se gjysma e shoqërisë është e papunë. Thënie e hidhur! Ky është dyshim i sëmurë dhe pretendim i refuzuar. Kush thotë se gruaja është e papunë? Gratë tona dhe gratë në shoqërinë myslimane nuk janë aspak të papunë. Ajo ndoshta punon më shumë sesa burri. Ajo bën gjëra që burrat kurrë nuk mund t’i bëjnë.

Kush e mban shtëpinë?

Kush i edukon fëmijët?

Kush gatuan, mirëmban dhe pastron shtëpinë?

Kush është ajo që bën gjithçka në shtëpi?

Kush do të kryen punën e gruas në qoftë se ajo del jashtë në rrugë dhe punon së bashku me burrat? Kush e bën këtë nëse që të dy burri dhe gruaja punojnë jashtë shtëpisë?

A nuk është shtëpia gjysma e jetës dhe ndoshta edhe më shumë se kaq? Puna jashtë shtëpisë është vend i punës së burrave. Puna brenda shtëpisë është vend i punës së grave. Me këtë fakt themi se gjysma e shoqërisë janë të punësuar e jo të papunë! Por këta njerëz janë duke u përpjekur që të bëjnë mashtrime dhe të fshehin rreziqet nga të cilat kanoset shoqëria jonë po të preket nga kjo sëmundje. Pra gruaja nuk është aspak e papunë. Gruaja luan një rol në shoqëri që askush tjetër nuk mund t’i del zot.

Shpërndaje: