Imam Salih bin Feuzan el-Fauzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ata thonë: Pse silleni aq ashpër me gratë dhe i detyroni ato me vello? Edhe ato janë njerëz. Pse silleni aq ashpër me gratë dhe i detyroni ato me vello? Të drejtat e njeriut kërkojnë që të mos ua vështirësoni gjendjen grave.
Në fakt vello e gruas është një pjese e saj dhe nderi i saj. Vello e nderon dhe e mbron atë. Vello e saj nuk është poshtërim e as shtypje. Kur Allahu urdhëroi vellon, Ai tha:
”Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre.” [1]
Në vello ka një pastërti për zemër e meshkujve dhe të femrave. Nuk është aspak ashtu si ata e imagjinojnë të jetë vellon shtypja të grave.
E vërteta.
Allahu (xhele ue ala) ka thënë:
”Mos flisni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmurje (qëllim të keq), por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” [2]
Nëse zëri i gruas është llastues ajo konsiderohet të jetë avret. Ajo duhet ta ulë atë në mënyrë që asnjë person i cili ka një zemër të sëmurë mos ta dëshirojë:
”Qëndroni në shtëpitë tuaja.” [3]
A kundërshton qëndrimi i gruas në shtëpi lirinë e saj? Apo është një nder për të? Kjo është një nder dhe një mbrojtje për të. Kjo e ruan atë nga lodhjet dhe vështirësitë. Ajo ka mjaft pune në shtëpi. Ka punë në shtëpi që vetëm një grua mund ti kryej. Si mund të thuhet se qendrimi i gruas në shtëpi mes katër mureve, është një poshtërim për të ndërsa Allahu ju thotë grave më të pastërta në botë, grave të profetit ﷺ:
”Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes!” [4]
Droja e një gruas është pra një nder për të dhe një mënyrë për të që të marrë të drejtat e saj të plota. Ajo ia mbron lirinë e saj:
“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” [5]
Një mbrojtje për gruan është vetëm një lehtësim. Nga ana tjetër është një vështirësi për ta liruar atë në mënyrë që ajo të mund të del si të dojë. Vello frikëson mëkatarët nga gruaja në mënyrë që ajo të mos ngacmohet. Pra siq thamë më parë vello është një pastërti për zemren dhe një mbrojtje. Ajo ekspozon atë për rreziqet karakteristike dhe fizike. Pra gruaja ka një status tek muslimanët. Prandaj ata kujdesen për të dhe e nderojnë atë.
Ajo është si një margaritar i ruajtur.
Ky nuk është rasti me gruan pabesimtare. Ajo është një lodër në duart e mëkatarëve për sa kohë që ajo është e re. Kur ajo moshohet, ajo hedhet në shtëpi pleqsh pa një mbrojtës as ndihmëtar. Ky është destinacioni i saj përfundimtar. A është kjo grua që nderohet apo gruaja e mbrojtur e cila shërbehet, e nderohet ?
[1] 3:53
[2] 33:32
[3] 33:33
[4] 33:33
[5] 33:59